Flash News

KRYESORE

Mustafa dhe Kurti planifikojnë një tjetër takim në fundjavë

Mustafa dhe Kurti planifikojnë një tjetër takim në

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe ai i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pritet që të takohen në fundjavë.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, shpreson që të arrihet një marrëveshje brenda tri ditëve të ardhshme. Zyrtarisht partitë nuk kanë konfirmuar ditën e as orën e takimit. Osmani tha se gjatë këtyre ditëve, pritet të ketë një përfundim të negociatave me LVV-më.

Edhe Vetëvendosje beson në marrëveshje bashkëqeverisëse me LDK-në, por pa lëvizur nga qëndrimi se Glauk Konjufca duhet të mbetet kryetari i kuvendit të Kosovës.

Takimi i fundit mes dy liderëve të partive, Kurti-Mustafa u zhvillua më 9 janar, ndërsa Kurti u mandatua si kryeministër për të formuar qeverinë më 20 janar. Ngërçi i bisedimeve u vu në pah edhe në komunikimet në distancë me letra e video-mesazhe.

Të fundit