Flash News

KRYESORE

Mustafa: Këshilli i Përgjithshëm kërkon që me VV-në të diskutohen të gjitha postet

Mustafa: Këshilli i Përgjithshëm kërkon që me

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë u kërkua që me lëvizjen Vetëvendosje të diskutohen që të gjitha postet shtetërore, pasi në këtë mënyrë koalicioni do të vazhdojë për katër vite dhe nuk do të ketë çështje për të zgjidhur kur të vijë momenti për vendosur presidentin e ri.

“Këshilli ishte i bindur që LDK-ja duhet që të vlerësohet karshi përkrahjes që ka marrë nga qytetarët ne zgjedhjet e 6 tetorit, qoftë në ndarjen e përgjegjësive me VV-në, qoftë edhe në programin qeverisës që është harmonizuar.

Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës së VV-së për takimet e ardhshme. Vlerësojmë se nëse do të ketë vullnet politik, besim, çështja e marrëveshjes duhet të arrihet.

Nga Këshilli i Përgjithshëm janë të pajtimit se pjesë e marrëveshjes duhet të jenë të gjitha pozitat, me të cilat do të sfidohet ky koalicion qeverisës gjatë katër viteve. Dhe trajtimi i këtyre pozitive të jetë në pajtim me koalicionin tonë që të zgjatë katër vjet, dhe jo që do të sfidohet “, u shpreh Mustafa për mediat.

Të fundit