Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano: Dyshoj se Prokuroria nuk është e pavarur nga Edi Rama

Mustafa Nano: Dyshoj se Prokuroria nuk është e pavarur nga Edi Rama

Analisti Mustafa Nano thotë se ka dyshime mbi pavarësinë e organit të akuzës. Gjatë emisionit ‘Opinion’, Nano tha se çështja ‘Babale’ e ka bërë të dyshoj se Prokuroria nuk është e pavarur nga kryeministri Edi Rama.

“Më bën të dyshoj se Prokuroria nuk është e pavarur. Përpara se të dilte ‘Babale 2’, doli kryeministri dhe tha do e shikoni se çfarë do të ndodhi pas dy ditësh. Kjo që po bën Rama më duket idiote, nëse do ishte inteligjent nuk do e thoshte. Nuk e di pse duhet të jetë i informuar Rama nga Prokuroria”, deklaroi Nano.

Mustafa Nano hodhi gjithashtu dyshime edhe mbi dokumentat që publikon Partia Demokratike mbi këtë çështje.

Të fundit