Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano flet për ‘shqiponjat’ në Botëror: Xhaka dhe Shaqiri thyen në besë zviceranët

Mustafa Nano flet për ‘shqiponjat’ në Botëror: Xhaka

Analisti Mustafa Nano në një prononcim telefonit për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini në Kosovë, dyshon se festimi i me shqiponjën dy-krenare Xhakës dhe Shaqirit ndaj Serbisë ishte falso.

“Unë besoj që edhe ata që thonë se nuk janë patriotë, po e gënjejnë veten.  Është një patriotizëm deklarativ, spektakolar, dhe unë nuk jam për një patriotizëm të tillë. Ai është një gjest patriotik, por nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Rëndësia i rritet për shkak të vizibilitetit mediatik. Pasojat ishin patriotike, sepse foli gjithë bota për rastin”, ka pohuar Nano.

Po ashtu, Nano argumenton se nëse ata do ishin kaq patriot, atëhere do të braktisnin Zvicrën dhe do luanin më përfaqësuesen e Kosovës. “Gjest patriotik i tyre do të ishte nëse ata do të luanin për përfaqësuesen e Kosovës. Nuk e di pse nuk e kanë bërë këtë veprim, kam përshtypjen se ata e kanë një ndjesi faji për këtë çështje”.

Nano thotë se edhe vetë ai u emocionua nga gjesti i futbollistëve me origjinë shqiptare, por sipas tij ata i thyen në besë zviceranët. “Ata u treguan të pabesë me zviceranët. Ata duhet të kenë respekt për atë vend, që u ka krijuar mundësinë, dhe që po u jep edhe mundësinë për ruajtjen e identitetit nacional e që shumë vende nuk e lejojnë”, deklaroi Nano, duke thënë se po të ishte zviceran, do të ishte ndier i lënduar.

Të fundit