Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano i vodhi idenë e emisionit? Adi Krasta: Nuk është një dëshirë për të shitur mend

Mustafa Nano i vodhi idenë e emisionit? Adi Krasta: Nuk është

Adi Krasta këtë sezon televiziv nuk do të vijë më me "A Show" në Top Channel, por me "A" në News 24, që do të jetë i folur, dhe jo spektakël.

Në një intervistë për "Panorama", Adi Krasta ka treguar detaje nga programi i ri në News 24 dhe projektet në 2019-n.

“Janë dy projekte në diskutim, për të cilat kam menduar për një kohë të gjatë. I dyti, i cili do të ketë në qendër atë që quhet sot “Fake Neës” mendoj se vjen në kohën e duhur”, u shpreh Krasta.

I pyetur më tej për monologun me të cilin nisi emisionin e tij “Provokacja” Mustafa Nano dhe nëse i ka kopjuar idenë, Adi u shpreh: “Hapjet e programeve televizive e radiofonike kanë qenë gjithmonë kështu. Aty mesazhi theksohet për të qartësuar mundësisht atë që do ndodhë në minutat në vazhdim apo për të bërë publik një qëndrim. Qëllon shpesh që drejtuesi i një programi të ketë diçka të veçantë për të thënë dhe hapja shkon më e gjatë. Në rastin tim, nuk është një dëshirë për t’u imponuar ose për të shitur mend”.

Të fundit