Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano ka dy ide se si u arrit te Marrëveshja Basha-Rama

Mustafa Nano ka dy ide se si u arrit te Marrëveshja Basha-Rama

Analisti Mustafa Nano, i ftuar në Top Story, ka treguar skenarët e tij për atë se çfarë mund të ketë ndodhur të mërkurën në mesantë, kur Rama e Basha janë ulur bashkë për më shumë se tre orë dhe formuluan Marrëveshjen që e nxori vendin nga kriza.

Sipas Nanos ata kanë vendosur t'ua 'fusin' të vegjëlve duke filluar nga Meta ose kanë menduar të shkëputen nga  e kaluara dmth nga Berisha dhe Meta.

Tha Nano:

Janë ulur të dy dhe janë ftilluar se do ti shërbejnë vendit? Po mund të ketë ndodhur, por unë përfytyroj dy situata. Të dy janë ulur përballë dhe kanë thënë 'a nuk ua fusim dy të vegjëlve?'. Mua më ka çarë kokën ky Meta. Bëjmë dhe aleancë bashkë? Pak gjasa ka, por mund të ketë ndodhur dhe kjo që Rama t'i ketë thënë Bashës të shkëputemi nga e kaluara i përkasim gjeneratës tjetër, ti nga Berisha unë nga Meta. Të ndërtojmë një qeveri tjetër me Polici, Arsim të ri, ku nuk duhet ndryshuar administrata kur ndryshohet qeveria. Unë e kam të vështirë t'iu jap medaljen këtyre njerëzve.

Të fundit