Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano komenton veshjen e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit

Mustafa Nano komenton veshjen e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit

Monologun e mbrëmjes së sotme, gazetari Mustafa Nano ja kushtoi dy moderatorëve të Super sportit, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri. Në emisionin ‘Provokacja’, Nano është ndalur tek veshja e dy moderatorëve.

Nano ndalet fillimisht tek veshja e Bora Zemanit, në një nga daljet e saj televizive, duke u fokusuar tek fustani që ajo mbante veshur.

“Prapa shpinës së Bora Zemanit është një ndenjëse, është ndenjësja e moderatores dhe unë jam i sigurtë që momentin që Bora Zemani do të tentojë të ulet në ndenjësen e vet, sytë e të ftuarve në studio, sytë e panelistëve që janë ftuar aty për të komentuar eventin futbollistik të radhës, do të përqendrohen te zona ku fundi i fustanit të shkurtër të Borës takohet me këmbët e gjata të bukura, të drejta, të cilat me siguri do të kryqëzohen në stilin e Sharon Stone në filmin “Basic Instinct”.

Ju kujtohet Michale Dougllas dhe aktorët e tjerë të këtij filmi, që aty në rolin e policave të San Francisco ndodhen përballë Sharon Stone, e cila është duke bërë atë kryqëzimin e famshëm të këmbëve. Është kryqëzimi i këmbëve më i famshëm në historinë e kinemasë. Ju kujtohen pamjet e atyre policëve, e aktorëve në rolin e policëve? Fytyrat e tyre ishin të shkrehura, të ngrira, të topitura. Ata ishin pa gojë! Ja kështu i përfytyroj edhe unë të ftuarit e programit të Bora Zemanit, teksa kjo e fundit ulet në ndenjësen e vet dhe teksa fundi i fustanit të shkurtër bën vaki që t’i bëjë ndonjë lojë tinëzare, të pabesë dhe të zbulojë kodin sekret të “bombës nukleare”. Ka diçka që nuk shkon në këtë histori”, u shpreh Nano.

Ndërkohë, veshjen e Ilda Bejlerit në emisionin e kësaj fundjave, Nano tha se ishte e trishtueshme dhe vulgare.

“Veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies”, u shpreh Nano.

“Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në garderobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mëndjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitë e gruas (kështu i quajnë myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive. Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë. Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore. Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë. Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton. Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë! Ky ishte monologu që unë kisha përgatitur për sonte”, përfundoi Mustafa Nano.

https://www.youtube.com/watch?v=yajfl5pFr68

 

Të fundit