Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano: Lirimi i 11 kuksianëve do ishte qesharak

Mustafa Nano: Lirimi i 11 kuksianëve do ishte qesharak

Analisti Mustafa Nano, i ftuar në “Opinion” ka folur për situatën e sotme në Parlament si dhe për lënien në burg të 11 kuksianëve.

Ai shprehet se vetë do do donte që të liroheshin të arrestuarit, por sipas tij nëse kjo ndodh shteti do dilte shumë qesharak.

“Ka qenë situatë e ndezur dhe gjithë kemi menduar mos ndodh ndonjë gjë para gjykatës... është marrë një masë që mua më duket e  arsyeshme

Unë vet do të doja të liroheshin ndonëse nuk jemi në rrethanat e dhunimit ekstrem të ligjit. Problemi është; si do bëhej që të mos dhunohej ligji. Të gjendet një mënyrë që të mos bëhet qesharak shteti. Le të gjendet një mënyrë që t’i lirojnë pa e marrë vesh. Por për mua do ishte qesharake. Ajo që ka ndodhur është një proces legal; i ka dënuar gjykata”, u shpreh Nano.

Të fundit