Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano: Pasunarët shqiptarë kanë shumë e dhurojnë pak, asgjë s’kanë bërë

Mustafa Nano: Pasunarët shqiptarë kanë shumë e dhurojnë

Mustafa Nano vlerëson faktin që janë bërë donacione në ndihmë të njerëzve të dëmtuar nga tërmeti, porse bukuria e këtij gjesti sipas tij, është dëmtuar nga spektakolariteti. Sipas tij, nëse gjithçka do të ishte anonime, do të ishte më me vlerë.

“Këto ditë ka pasur shumë lajme për dhurimet në dëmtim të njerëzve nga tërmeti. Ky është një gjest i bukur, por bukuria e këtij gjesti është lënduar nga spektakolariteti nga fakti që gjesti është bërë pjesë e informacionit.

Gjestet e tilla kur shoqërohen me anonimitetin janë edhe më të bukura. Vullnetarizmi është bukur kur shoqërohet me anonimitetin. Kjo gjë ka ndodhur me masën. Të kesh pak edhe të dhurosh pak kjo është sakrificë e madhe, por të kesh shumë siç kanë pasunarët shqiptarë dhe të dhurosh një porcion të vogël të pasurisë nuk ke bërë asgjë”, tha Nano në emisionin e tij “Provokacja”.

Ai shtoi se një numër pasunarësh dhuruan shuma të caktuara, ndoshta edhe nën presionin e qeverisë apo shoqërisë që kërkonin nga oligarkët të zgjidhnin qesen e tyre.

“Kam frikë se e gjitha kjo është një lojë. Është nevoja që ata të tregojnë një dokument bankar, gjesti i tyre nuk duhet të jetë thjesht spektakolar, çdo gjë duhet të bëhet transparente.”

Të fundit