Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano i përgjigjet Spartak Ngjelës: Idiot që më duket si i sëmurë mendor

Mustafa Nano i përgjigjet Spartak Ngjelës: Idiot që më duket

Debati për origjinën e Vojsava Kastriotit është kthyer në përplasje dhe fyerje mes autorit të librit “SANDWICH: A është mirë me qenë shqiptar?”, Mustafa Nano dhe avokatit Spartak Ngjela.

Nano i është përgjigjur akuzës së Ngjelës se është i paguar nga islami radikal dhe Beogradi, për të sulmuar heroin kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Nano e konsideron Ngjelën idiot dhe thotë se kundërshtarët e tezës së tij i duken si të sëmurë mendorë. Gazetari shprehet se është i shokuar nga frika që tregohet prej fjalës ‘sllav’.

“Jam pa fjalë. Nuk po kuptoj asgjë. Kjo është një çmenduri që  ndodh në Shqipëri, e në vende që qeverisen mbi bazën e sheriatit. Pas kësaj histerie, po pres të më lëshojnë një fatva. Nëse ky nuk është rasti i Skënderbeut, është rasti i shqiptarëve të tjerë të asaj kohe, është rasti i Balshajve që i kanë preferuar ca si shpesh martesat me ‘shkjetë’. Duhet të themi që Balshajt janë maskarenjtë më të mëdhenj të historisë sonë? Duhet të themi se ata i kanë hedhur baltë vetes, si ajo balta që unë më i ligu i shqiptarëve, i paskam hedhur Skënderbeut duke e bërë me nënë serbe? Jam i shokuar që njerëz publikë në vitin 2017, siç e thashë, i zë tartakuti prej fjalës ‘sllav’, që lëndohen kur u vihet në diskutim pastërtia e supozuar racore e një personazhi historik. Më janë dukur si të sëmurë mendorë. Për të mos folur pastaj për atë idiotin që nuk e pati për gjë të më bënte islamik të paguar”, ka thënë Mustafa Nano për ‘Panoramën’.

Spartak Ngjela sulmon Mustafa Nanon: Injorant i paguar nga islami radikal dhe Beogradi

Të fundit