Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano: Rama të fillojë të sillet ndryshe dhe të shkruajë fjalimin e lamtumirës

Mustafa Nano: Rama të fillojë të sillet ndryshe dhe të

Mustafa Nano, në një koment për të përditshmen Mapo, sugjeron që Kryeministri Edi Rama duhet të largohet...por në vitin 2021 (kur edhe i mbaron mandati) . Nano shkruan se nuk sheh ndonjë arsye se pse ai duhet të largohet pa përfunduar mandatin. Megjithatë, ai i sugjeron kryeministrit të fillojë të përgatisë fjalimin e lamtumirës me një 'mea culpa' (falje). Në fund, analisti i kërkon kryeministrit të fillojë të sillet ndryshe dhe pyet 'po a ka ai fuqi të jetë ndryshe?"

"Kështu ka për t’i bërë edhe një shërbim të mirë PS-së. Ndoshta edhe vendit. Por është e sigurt, sidoqoftë, që shërbimin më të mirë ka për t’ia bërë vetes. Dhe kjo e fundit do të jetë edhe më e vërtetë, nëse këto katër vite të fundit të karrierës së vet politike do t’i shfrytëzojë në mënyrën më efektive të mundshme për të bërë ca punë të mira. Por për këtë do t’i duhet të sillet ndryshe. Ka fuqi ai të jetë ndryshe?"

Të fundit