Flash News

KRYESORE

Mustafa Nano refuzon ABC News dhe Robert Aliajn, largohet bashkë me "Provokacija-n"

Mustafa Nano refuzon ABC News dhe Robert Aliajn, largohet bashkë me

Sezoni i ri televiziv ka nisur me shumë ndryshime. Teksa disa emisione kanë vazhduar në sezonet e tyre të reja, të tjera kanë ngelur pezull. Një nga televizionet që ka sjellë ndryshime të shumta këtë sezon, prurje të reja dhe largime po ashtu, është ABC News.

Pas ndryshimeve me Juli Xhokaxhi dhe largimin e Mirela Milorit, sipas burimeve të brendshme të Politiko.al, Mustafa Nano është larguar gjithashtu nga ABC News bashkë me emisionin e tij"Provokacija".

Sipas burimeve të "Politiko", Mustafa Nanos i është ofruar që të jetë pjesë e një emisioni të përjavshëm dhe po ashtu të jetë analist i ABC News, por moderatori i "Provokacija" nuk ka pranuar. Sipas të njëjtave burime, Mustafa Nanos i është ofruar të jetë i ftuari i përhershëm i Robert Aliajt, pra një emision i ngjashëm me "Zonë e Lirë", ku përveç moderatorit i ftuar është dhe një opinionist i përhershëm.

Në këto kushte, Nano ka refuzuar ftesën e ABC News.

Kujtojmë se e enjtja në ABC News i është besuar Baton Haxhisë, duke lënë kështu "jashtë loje" Mustafa Nanon.

Momentalisht, ende nuk dihet nëse Nanon dhe "Provokacija-n" do i shohim nën një tjetër logo televizive.

Të fundit