Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mustafa Nano rikthehet me një libër provokativ: “SANDWICH; A është mirë me qenë shqiptar?”,
“SANDWICH; A është mirë me qenë shqiptar?”, libri më i ri i publicistit Mustafa Nano u promovua sot në UET. Në libër trajtohet teza e nacionalizmit shqiptar dhe raportet me fqinjët në të gjitha kohërat.
Publicisti Mustafa Nano tenton të futet në fushën e historisë dhe albanologjisë me librin e fundit të botuar me UET-Press, ku autori rikthehet pas disa botimeve të mëparshme.
Libri me titull provokues dhe me teza po aq provokuese analizon marrëdhëniet e shqiptarëve me fqinjët sllavë dhe grekë dhe ngre një dilemë shekspiriane “A është mirë me qenë shqiptar?” duke luajtur me ndjenjën nacionaliste.
Libri volumizon ka shumë citime nga albanologë, udhëtarë e historianë të huaj që kanë shkruar për shqiptarët, por provokimi më i madh vjen me tentativën për rrëzuar mitin e “shqiptarit të mirë” e “fqinjëve të këqinj”.
Parathënia e librit është shkruar nga historiani Pëllumb Xhufi, i cili tha se ky libër është një tentativë për të kuptuar çështjen e ndarjes së shqiptarëve mes veti dhe me fqinjët duke analizuar marrëdhëniet me fqinjët në të gjitha momentet e historisë.
Botuesi Henri Çili vlerësoi se ky libër ka potencialin për të provokuar intelektualisht një mendje kurioze dhe për të hapur debat.
“Mustafa Nano e lëvron publicistëkën prej vitesh, u bënë gjashtë ose shtatë libra tashmë, në kufijtë midis publicistikës, intelektuales dhe letrares. Ky miks që është dhe ky libër, që trajton rrëzime, ose konfirmime, ose të paktën pikëpyetje të miteve tona historike, është për mendimin tim një qëllim i përmbushur. Tani ne jemi në një universitet dhe kemi një kontradiksion sepse do t’i jepnim përparësi shkencëtarëve, ose vetëm shkencëtarëve. Nuk është kështu. Autorë si Mustafa Nano na ndihmojnë në qëllimet tona akademike, sepse minimalisht na shërbejnë për një provokim intelektual. Më tej se kaq, studiues, grupe pune, grupe kërkimore, doktoratura, monografi, mund t’i çojnë përpara këto revizonime historike”- theksoi Çili.
Vetë autori duke shpjeguar pse ka zgjedhur këtë titull sqaroi se “unë në këtë libër merrem me një sandwich historik, grekët, shqiptarët, sllavët, dhe fakti që shqiptarët janë në mes të sandwich-it ka krijuar në vijimësi asosacionin e viktimës, e dobësisë, e vuajtjes”.
Por Nano e vë në pikpyetje këtë asosacion të viktimës.
“Ka një opinion mainstream që ne shqiptarët këtu në Ballkan jemi gjëja më e mirë, ne jemi “the good guys” , kurse fqinjët tanë janë të ligjtë, “the bad guys”. Ne themi që jemi të pafat sepse pikërisht fati ka dashur që të kemi për fqinj, ca fqinj që janë shumë të këqinj në raport me ne. Kjo është një tezë që ha shumë diskutim”- u shpreh ai gjatë promovimit të librit.
Historiani Pëllumb Xhufi e vlerësoi librin për gjuhën e kuptueshme me të cilën sjell tek lexuesi historinë dhe albanologjinë, dy fusha ku lëvrojnë kryesisht ekspertët.
“Dhe ky libër do thoja është gjithcka, është një hyrje në gjuhësi, në histori, në kulturë, unë do thoja më së shumti në antropologji. Këtu gjen vërtetë tentativa shumë interesante për të shpjeguar shqiptarët nëpërmjet zakoneve të tyre, veshjeve, kulturës në përgjithësi, institucioneve të tyre juridike, tradicionale, moderne etj. Nuk sjell vetëm si të thuash të gjitha ca janë teori, ca janë teza që janë hedhur prej shekujsh për shqiptarët dhe i sjell do thoja, në një mënyrë të kuptueshme, dhe kjo është një meritë e madhe e Muçit sepse si të thuash ato arritjet e shkencës nuk arrijnë të kapin ndonjëherë publikun e gjërë, atë të interesuar sigurisht”.
Duke komentuar tezën kryesore të librit mbi marrëdhënien tonë me fqinjët, Xhufi thekson se “Ideja e z. Nano që është shumë interesante është që realisht marrëdheniet tona me fqinjët nuk kanë qenë aq skandaloze sa duket ndonjëherë nga këto zhvillimet tona moderne, por kanë qënë disa faktorë, si p.sh mitologjitë që kanë ngritur popujt e ndryshëm. Muçi është kritik në rradhë të parë me ne shqiptarët pastaj me serbët dhe me grekët”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38