Flash News

KRYESORE

Mustafa: Nëse nuk formojmë koalicion me VV-në, shkojmë në opozitë

Mustafa: Nëse nuk formojmë koalicion me VV-në, shkojmë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për të formuar koalicionin qeverisës, atëherë partia e tij do të shkojë në opozitë.

“Nëse nuk arrihet, LDK shkon në opozitë, por në asnjë rast nuk shkon me subjekte të tjera, nuk do të shfrytëzojmë asnjë rrugë tjetër, asnjë koalicion tjetër, nëse gjejmë zgjidhje me Vetëvendosjen. Vet fakti që ne po zhvillojmë negociata, kjo tregon se puna nuk është kryer, mirëpo kur zhvillon negociata atëherë s’mund të shpallësh të kryer punën sepse njerëzit mund të thonë gjithfarë. Këtu s’mund të ketë fitues, ose dy palët do të jenë fituese, ose nuk do të kemi marrëveshje”, tha Mustafa që shtoi se ende nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive.

Kreu i LDK-së shtoi se nisur nga pesha që ka pozita e kryeministrit, LDK-së duhet t’i takojnë më shumë ministri.

Të fundit