Flash News

KRYESORE

Mustafa: Nuk e cakton LDK-ja datën për formimin e qeverisë, por partia e parë

Mustafa: Nuk e cakton LDK-ja datën për formimin e qeverisë, por

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh se nuk është partia e tij që e cakton datën e formimit të qeverisë dhe kjo është detyrë e Vetëvendosjes, që pa humbur kohë duhet të krijojë institucionet e reja.

“LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë.

Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit. Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet t’i takojë kryeparlamentari me marrëveshje.”, shkroi Mustafa në Facebook.

Kurti sot pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, tha se është në dorën e LDK-së se kur do të vendoset data e krijimit të qeverisë së Kosovës.

Të fundit