Flash News

KRYESORE

Mustafa: VV-ja të na besojë për presidentin, siç ne i besojmë për kryeministrin

Mustafa: VV-ja të na besojë për presidentin, siç ne i

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa lajmëroi se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë rënë dakord për programin dhe deri diku në ndarjen e përgjegjësive, por kanë ngelur edhe çështje të tjera për t’u sqaruar.

“Ajo që ne mendojmë që është themelore, është qe ne të shtojmë mirëbesimin dhe respektin reciprok, që si partnerë të ardhshëm domosdoshmërisht do të jemi në qoftë se kemi besim njëra palë në tjetrën. Në qoftë se ky besim mungon atëherë jo vetëm që do të kemi problem në lidhjen e marrëveshjes së koalicionit, por këto probleme do të shpërfaqen edhe më vonë në qeverisjen e vendit”, u shpreh Mustafa.

Ai shtoi se nuk ka ngrirje të qëndrimeve sa i përket pozitave të caktuara.

“Edhe çështja e presidentit mendojmë se është çështje parimore, çështje e një ekuivalence e cila duhet të krijohet mes dy partnerëve, dhe çështje e mirëbesimit ndërmjet nesh, në mënyrë që edhe ndarja e pozitave të bëhet në atë mënyrë që asnjë palë të mos dalë super e fuqishme nga ky koalicion, por të kemi pjesëmarrjen karshi votës që e kemi marrë nga qytetarët.

Kur u vjen koha, organet e LDK-së do ta bëjnë publike edhe propozimin për emrin e presidentit. Nuk është problem emri, është problemi që të kemi vullnet dhe besim. Nëse ne kemi vullnet dhe besim që ta votojmë zotin Kurti dhe t’ia japim një përgjegjësi kaq të madhe atëherë presim që të njëjtin besim ta kenë edhe ata në ne. Mos të dyshojnë se nëse dyshojnë atëherë punët nuk shkojnë mirë, nëse e eliminojnë komponentën e dyshimeve dhe të bëjmë ndryshime të cilat i meriton ky vend, atëherë mund mendoj se zgjidhjen do ta gjejmë”, u shpreh lideri i LDK-së.

Të fundit