Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Mustafaj: Jam ithtar i marrëveshjes, mund të ketë zgjedhje të pjesshme
Ish - ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj mendon se opozita veproi mirë që bëri marrëveshje me pozitën. Gjithashtu ai mbështet listat e hapura, sepse kjo nuk përbën rrezik.
‘’Të them të drejtën, jam ithtar i marrëveshjeve. Në demokraci nuk zgjidhen gjërat në mënyra të tjera pa marrëveshje. Edhe në situata ekstreme siç ndodhi në Shqipëri. Pas ikjes së opozitës nga parlamenti. Jam ithtar i pjesëmarrjes së PD-së në reformat kryesore të vendit, një nga të cilat dhe Zgjedhorja. Kjo marrëveshje është e inkuadruar lidhur me vetëm pjesëmarrjen e opozitës.
Unë jam i bindur se një listë e hapur nuk është e rrezikshme. Nuk ka asnjë bandit në Shqipëri që të jetë kombëtar. P.sh., Mark Frroku mund të fitojë në Pukë por në asnjë rreth tjetër s’fiton dot. Marrin pjesë në garë por jo në fitore. Pra listat e hapura i bëjnë kandidatët jo disa të nënës e disa të njerkës.”, tha ai në News 24.
Ai gjithashtu kujton se ka një marrëveshje mes PD- PS, ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë që mund të ketë zgjedhje.
“Kemi një deklarim të pavarur nga njëri- tjetri, që s’duan sistem tjetër. Pra, nuk ka nevojë për marrëveshje, që në 2008 u bë një marrëveshje Rama- Berisha për të fuqizuar njëri- tjetrin.
Mund të ketë dhe zgjedhje të pjesshme, pasi kryebashkiakët e mazhorancës po bien një nga një. Mazhoranca kërkon të kompensojë mungesën e opinionit publik prej shkeljes së ligjit. Ekonomia është shumë keq, tendenca për të braktisur vendin është e madhe dhe mazhoranca nuk po ia del.”.
Mustafaj shton se qeveria s’mund të rrëzohet me puç por nëpërmjet zgjedhjeve.
“Depolitizim? Ku do i gjesh ata njerëz. Ekuilibrat politikë këtu janë më të mundshëm për të penguar njëri- tjetrin. Kë depolitizim ka bërë mazhoranca. Unë të isha nuk do e pranoja. Në të gjithë botën i bën Ministria e Brendshme. Askush në Francë apo Gjermani nuk thotë që Ministria e Brendshme punon që të fitojë qeveria në zgjedhje. Ne nuk kemi një trupë policie që nuk e bën dot.’’ përfundoi ish ministri i Jashtëm.