Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Letrat e Ramës, nga pikëpamja e stilit, janë argëtuese. Si duhet të reagojë Basha 

Mustafaj: Letrat e Ramës, nga pikëpamja e stilit, janë

Analisti dhe ish-diplomati Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, u shpreh se letrat e Edi Ramës, drejtuar Lulzim Bashës nga pikëpamja e stilit janë argëtuese. Por, sipas tij, në rrethanat që Rama ndodhet dhe në statusin që ka, ato janë dokumente politike dhe janë skandaloze.

Nga pikëpamja e stilit janë argëtuese. Por në rrethanat që është, ata janë dokumente politike dhe si dokumente politike janë skandaloze sepse karakterizohen nga një ton arrogant dhe kërcënues dhe kjo është e palejueshme”, u shpreh Mustafaj.

Më tej ai shtoi se kjo nuk është kjo rruga për të arritur te dialogu me kundërshtarin politik.

“Ky hedh shashka në tregun mediatik dhe argëtohet vetë dhe argëton disa njerëz”, tha më tej analisti.

Ndërsa i pyetur se si duhet të reagojë kryedemokrati në lidhje me letrat, ai u shpreh se reagimi i Lulzim Bashës është i duhuri.

“Kam qenë kritik i madh i Bashës, por në këtë rast po sillet mirë. Po bën gjënë e duhur përpara aktivistëve të partisë së vet. Artikullimi politik i Bashës është shumë më serioz  sesa ai i Ramës”, tha më tej ai.

Të fundit