Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Lista e PD-së tërësisht e Bashës, me ndonjë sugjerim të vogël të Doktorit

Mustafaj: Lista e PD-së tërësisht e Bashës, me ndonjë

Besnik Mustafaj, ka deklaruar në studion e “të Paekspozuarit” se lista e Partisë Demokratike është pëpiluar vetëm nga Lulzim Basha, me ndonjë sugjerim të vogël të doktor Berishës.

Ndërsa gazetari Ylli Rakipi është shprehur se se kjo është një listë e Doktorit, për të hequr njerzit të cilët nuk e duan Bashën, grupin e Olldashit, që nesër mund të kemi një koalicion PD

“Unë kam qenë afër me PD dhe Doktorin. Unë e di si i ka bërë punët dhe të them të drejtën mua më gëzon nëse listën e ka bërë Basha, por unë kam idenë se kjo është një listë e Doktorit, për të hequr njerzit të cilët nuk e duan Bashën, grupin e Olldashit, që nesër mund të kemi një koalicion PD.”-tha Rakipi.

Sipas Mustafaj kjo është lista e Bashës, me ndonjë sygjerim të vogël të Doktorit.

“ Unë besoj se Berisha kur u shpreh që nuk ka ndërhyrë une e besoj këtë. Basha nuk është në të drejtën e tij pasi partië kanë statutet e veta, në këshill dhe kryesi, gjë që Basha nuk e ka bërë. Këtu nuk është bërë analiza e humbjes së 2013 ku mund të nxirreshin përgjegjesitë, nuk është bërë as analiza e opozitës 4-vjeçare para se të bëhej lista, as kjo nuk është bërë. Topalli dhe Patozi kanë bërë opozitë serioze sidomos në parlament”-tha Mustafaj.

Të fundit