Mustafaj: Nëse nuk njihet Kosova, Shengeni ballkanik i parealizueshëm

Analisti Besnik Mustafaj mendon se pavarësisht se mini Shengeni ballkanik është pritur pozitivisht nga ndërkombëtarët, nëse në të nuk përfshihet edhe Kosova, atëherë do të jetë i parealizueshëm. Ai thekson se projekti do dështojë, sidomos për afatet që janë caktuar në vitin 2021.

“Shengeni ka katër liritë themelore, prandaj i referohen sepse supozohet realizimi i katër lirive themelore. Po të shprehemi me terma konkretë, do të thotë që porti i Durrës, i Shëngjinit i Sarandës apo i Vlorës është kufi deri në Sarajevë apo Serbi e të gjitha këto. Kjo do të thotë se sistemi i policive kufitare duhet të jetë aq i integruar dhe aq bashkëpunues sa ç’është midis policisë italiane, portugeze dhe policisë spanjolle, pa thënë franceze apo gjermane.

Ne kemi dy vende që nuk e kanë njohur Kosovën që është Bosnia dhe Serbia. Nuk mund të ketë Shengen pa Kosovën, përtej indiferencës dhe një lloj sjellje të pakuptueshme që kryeministri lidhur me vendin e Kosovës në këtë hapësirë. “, tha Mustafaj në Ora News.