Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mustafaj për konfliktin në Gjykatën Kushtetuese: Nuk është humor, zgjidhja gjendet në Kushtetutë
Analisti Besnik Mustafaj mendon se ngërçi i radhës në Gjykatën Kushtetuese ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të shtetit. Ai e quan dramatike faktin që për një vakancë janë emëruar dy anëtare, ndërkohë që kërkon që kjo mos të merret as me lehtësi dhe as me humor.
“Mirë që nuk ka shkuar në gjendje civile të betohej që do të jem besnike në ditë të mira e ditë të zeza. Karikatura e shtetit, është një situatë dramatike. Nuk di as kujt mund t’i bëhet thirrje në këtë rast që ta çojë drejt arsyes këtë lloj ekipi, i cili ishte i lokalizuar në qeveri në një farë mënyre, me sjelljen e vet arrogante dhe karikaturale ndaj shtetit dhe tani po shtrihet dhe në institucione të tjera.
Kjo ngjarje nuk duhet marrë me lehtësi e as me humor, duhet marrë me seriozitetin më të madh sepse është sindromi i asaj çka do prodhojnë institucionet që po dalin nga reforma, ajo reformë që ne e kemi pritur me një shpresë shumë të madhe.”, tha Mustafaj në News 24, ndërsa shtoi se ky shtet ka pasur defekte të ndryshme që nga viti 1992.
Por ndryshe nga vitet e tjera, sipas shkrimtarit, Shqipëria sot ka një shtet absolutisht jo funksional.
“Këta shpikin dhe pastaj çuditen pse ikin njerëzit. Nuk kam asnjë formulë magjike. Formula është në Kushtetutë.”