Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Protesta e 16 Shkurtit e përmbushi objektivin. Çfarë pritet të shtunën

Mustafaj: Protesta e 16 Shkurtit e përmbushi objektivin. Çfarë

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në News 24, u shpreh se protesta e 16 shkurtit e arriti qëllimin, që sipas tij ishte dorëzimi i mandateve.

“Protesta e 16 shkurtit arriti ta çojë lidershipin e PD në dorëzimin e mandateve. Protesta e përmbushi një objektiv të rëndësishëm politik dhe besohet se kjo do ta çojë mbledhjen, bashkimin rreth vetes të pakënaqsësisë më të madhe të popullit”.

I pyetur më tej se cili është synimi i protestës së 16 Marsit, Mustafaj u shpreh:

“Protesta e 16 Marsit do të vërtetojë që opozita ka hyrë në një maratonë, dhe ka durimin e nevojshëm për ta shprehur masivisht pakënaqësinë. T’i tregojë kryeministrit që ka përballë një popull të pakënaqur”.

Më tej ai shtoi se duhet mbajtur fryma e protestës, dhe sipas analistit, mbahet përmes rrugës dhe jo ligjërimit.

Të fundit