All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Mustafaj: Qëndrestarët e vitit ‘91 e ’97 më dhanë shpresë e besim se PD do t’i rezistojë katastrofës

Mustafaj: Qëndrestarët e vitit ‘91 e ’97 më
All - Paragraf - 1

Një nga nismëtarët e grupit anti-Basha, ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, njëherësh edhe një nga pjesëmarrësit dhe diskutuesit kryesorë në takimin e djeshëm në Durrës, ka reaguar sot me entuziazëm se “takimi ishte i paharrueshëm dhe kishte shumë demokratë”. Në postimin e tij në “Facebook” Mustafaj falenderon “qytetarinë demokrate durrsake që më dhanë këtë shpresë se PD do t’i rezistojë katastrofës se një procesi zgjedhor të paqenë dhe do të ngrihet kundër qeverisjes së Edi Ramës”.

All - Paragraf - 3

Ja postimi i Mustafajt:

“…Takim i paharrueshëm në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Kishin ardhur shumë më tepër demokratë se sa merrte salla. Gjeta shumë nga qëndrestarët e vitit ‘91 e ‘97. Por edhe shumë të rinj të mrekullueshëm të Forumit Rinor Demokrat. Jam plot me besim se PD do t’i rezistojë katastrofës se një procesi zgjedhor të paqenë dhe do të ngrihet mrekullisht për t’i bërë opozitën që meriton kjo qeverisje e rrezikshme e Edi Ramës. Faleminderit qytetarisë demokrate durrsake që më dhanë këtë shpresë” shkruan Mustafaj.

Të fundit