Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Rama po vepron si Ramiz Alia në 1991, të ishte larguar me kohë

Mustafaj: Rama po vepron si Ramiz Alia në 1991, të ishte larguar me

Pas përfundimit të aksionit të opozitës me bllokimin e 12 qarqeve në vend, analisti Besnik Mustafaj shprehet se kryeministri Edi Rama ka humbur aftësinë për të analizuar zhvillimet në vend dhe për këtë shtoi ai, shefi i ekzekutivit duhet të ishte larguar. Për Besnik Mustafajn, qeveria tranzitore nuk mund të formohet vetëm nga opozita, por duhet një konsensus më i gjerë në radhët e spektrit politik.

“Pushteti është i përqendruar tek një njeri. Protestuesit janë shumë më të qartë se politikanët. Unë isha në paraqitjen e platformës, por Basha tha se kjo është vetëm  fillimi i një proteste. Qeveri tranzitore nuk mund të prodhojë vetëm opozita. Qeveria tranzitore ka vetëm dy rrugë: Ose me kompromis ose me revolucion, unë vetë nuk jam revolucionar. Unë kam mbrojtur pikëpamjen se opozita nuk ka monopol.

Kemi edhe forca të tjera politike, që deklarohen se nuk janë pjesë e formacionit . Këto parti duhet të shohim aksionin e tyre politik dhe programin. Unë besoj dhe kam bindjen se Rama duhet të kishte ikur. Me të gjithë këto skandale të ndodhura, unë mendoj se Rama e ka humbur komplet analizëaftësinë e tij, si një politikan përballë zhvillimeve në vend”, sqaroi Mustafaj.

Mustafaj nuk la pa komentuar edhe deklaratën e kryeministit Edi Rama, që kërkoi ashpërsim të ligjeve për bllokuesit e rrugëve. “Unë besoj se Shqipëria është një vend i lirë, ku mund të protestosh lirisht. Rama ka bërë deklarata të ç’ekuilibruara kohët e fundit, në lidhje me ndërhyrjet në Kod Penal për bllokim rrugësh. Kjo tregon represionin e pushtetit të tij karshi qytetarëve. Rama po vepron si Ramiz Alia në vitin 1991, kur dënohej cenimi i bustit të Enver Hoxhës”, përfundoi Mustafaj.

Opozita bllokoi sot për 3 orë 12 akse rrugorë në vend, në shenjë protestë ndaj mazhorancës, të cilën e konsideron ilegjitime.

Të fundit