Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Shengeni Ballkanik nismë e marrë e Ramës, LDK po gabon

Mustafaj: Shengeni Ballkanik nismë e marrë e Ramës, LDK po gabon

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj mendon se Shengeni Ballkanik është një nismë e marrë e Edi Ramës, i cili në këtë rast po vepron kundër interesit të shqiptarëve.

“Ajo që kemi parë, në takimet e liderëve politikë ballkanas, kemi parë rrënimin e mini-shengenit ballkanik. Kjo nismë është një nismë, që ka opinionin publik kundër. Unë besoj se Rama e bën nga marrëzia, për të qenë protagonist, Rama vuan shumë nga kompleksi për të qenë në qendër të vëmendjes. Rama në të gjitha versionet zgjedh interesin personal mbi interesin e përgjithshëm. Opinioni është kundër, kurse nisma vazhdon. Nuk besoj se Shqipëria përfiton ekonomikisht nga kjo nismë”, tha Mustafaj në News 24.

Ai u ndal edhe te situata në Kosovë, ku partitë fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të krijojnë qeverinë. .

“Me sa kam arritur të mësoj unë LDK do presidentin. Të gjithë thonë në Kosovë se Isa Mustafa donte t’i përgatiste vetes një post. Unë kam përkrahur LDK-së, por me keqardhje them se Lidhja Demokratike të Kosovës po gabon. Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme mendoj dhe LDK ka jo pak faj. Unë ndihem i trishtuar nga kjo që po ndodh në Kosovë. Të dyja partitë kishin nevojë për njëra-tjetrën. Padyshim që Vetëvendosje ka nevojë për një parti si LDK, parti e qendrës së djathtë, e cila ka qenë në qeveri, ka eksperiencë dhe është pjesë e familjes evropiane. Edhe LDK ka nevojë për VV. Mungesa e marrëveshjes, penalizim për LDK. Vetëvendosje duhet të mësojë të ndajë fushën. Më habit mos-reagimi i Vjosa Osmanit”, tha ish shkrimtari.

Të fundit