Flash News

KRYESORE

Muxhahedinët në Shqipëri, Irani emëron në Ambasadën në Tiranë agjentin e Shërbimit Inteligjent

Muxhahedinët në Shqipëri, Irani emëron në

Irani ka emëruar si Sekretar të Parë të Ambasadës në Tiranë, Mostafa Roodaki, që sipas faqes së ‘NCRI’, është agjent veteran i Shërbimit Inteligjent të Republikës Islamike.

‘NCRI’, që është faqja e organizatës së muxhahedinëve, njofton se Roodaki ka shërbyer prej vitesh në Ministrinë e Inteligjencës së Iranit. Ai ka shërbyer edhe në Ambasadën e Austrisë përgjatë viteve 2010-2014, nën mbulimin e ekspertit politik, por që ka krijuar baza për inteligjencën iraniane në të gjithë Europën.

Në shtator të 2014-ës, Roodaki është rikthyer në Teheran ku ka punuar sërish në selinë qëndrore të Inteligjencës.

Sipas kësaj faqeje, Mostafa Roodaki ka hapur në Tiranë edhe dy degë të organizatave ‘Habilian Center’ dhe ‘Dideban Institute’, që kanë për qëllim të forcojnë propagandën kundër muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri.

Mbi 3000 muxhahedinë janë strehuar në vendin tonë si rezultat i një marrëveshje midis qeverive të Sali Berishës dhe Edi Ramës, me administratën amerikane.

Të fundit