Flash News

KRYESORE

‘Muza’ e Alban Skënderaj dedikim këngëtarit: Deri në frymëmarrjen e fundit

‘Muza’ e Alban Skënderaj dedikim këngëtarit: Deri
Tre ditë me radhë në ‘Pallatin e Koncerteve’ Alban Skënderaj ka dhënë koncertin e tij recital “Hapësira e një ëndrre”.  Ky koncert për tre ditë me radhë arriti të mbledhe të famshëm e fansa të Albanit. Në skenë është ngjitur dhe frymëzimi i këngëve të tij, bashkëshortja Miram Cani, ku sëbashku kanë edhe performuar këngët e tyre në bashkëpunim. Pas përfundimit të koncertit, Miriam ii ka dedikuar një status Albanit: “Të them që jam krenare për ty është pak. Të them që të dua shumë është akoma dhe më pak. Si çdo herë, edhe kësaj radhe ti vendose një standard të ri në muzikë. Muzika dhe shpirti yt meritojnë botën dhe besoj fort që Zoti do ndriçojë cdo hap të rrugës sate. Ti je pasuri shpirtërore e çdokujt që të ka në jetë. Mua do më kesh gjithmonë pranë si energji e pashtershme deri në frymëmarrjen e fundit.”

Të fundit