Flash News

KRYESORE

Muzeu me piktura false, kryebashkiaku detyrohet të kërkojë ndjesë

Muzeu me piktura false, kryebashkiaku detyrohet të kërkojë

Pas skandalit në muzeun në jug të Francës, ku gjysma e koleksionit të pikturave ishin imitime, kryebashkiaku i qytetit u kërkon falje vizitorëve, ndërkohë që kanë nisur hetimet. Ngjarja ka ndodhur në muzeun Eln, në jug të Francës.

Muzeu Teru zbuloi se 82 piktura të ekspozuara nuk janë të artistit Etien Teru, të cilit i dedikohet dhe muzeu. Kryebashkiaku i komunës e konsideroi lajmin si një tradegji dhe u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që e kishin vizituar muzeun vitet e fundit.

Muzeu u lajmërua se kishte vepra false nga kritiku i artit, Erik Forkada, i cili vuri re si pikturat ishin imitime, kur vizitoi muzeun. Drejtuesit e strukturës i nënshtruan pikturat ndaj verifikimeve të duhura dhe zbuluan se më shumë se 80 prej tyre nuk janë të artistit Etien Teru. Pikturat përbëjnë më shumë se gjysmën e koleksionit të muzeut dhe nëse do të kishin qenë origjinale dhe kapnin vlerën prej 160 mijë euro.

Pas zbulimit, muzeu i inaguruar në 1994-n, u mbyll për një kohë të shkurtër dhe u hap sërish pa pikturat false.

Të fundit