Flash News

KRYESORE

Muzikë ‘live’ me këngëtarë të njohur, si e festoi ditëlindjen Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka festuar ditën e djeshme 39-vjetorin e ditëlindjes.

Pasi dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë që sipas tij është deçizive për hetimet, Tahiri duket se e ka shijuar në maksimum darkën e organizuar për ditëlindjen e tij.

Siç duket dhe nga foto, Tahiri shfaqet duke kënduar këngë ‘live’ i shoqëruar edhe nga këngëtari i njohur, Sidrit Bejleri.

Ndërkohë, ditën e nesërme, Tahiri pritet të dalë në një konferencë për mediat dhe të japë më shumë detaje rreth provës së dorëzuar katër prokurorëve të çështjes, ku ai akuzohet për lidhjet me grupin kriminal të Habilajve.

Të fundit