Flash News

KRYESORE

Mynyr Koni: Studentët ekselentë përjashtohen nga tarifa e studimit

Mynyr Koni: Studentët ekselentë përjashtohen nga tarifa e

Studentët e nivelet bachelor, që përfundojnë studimet e ciklit të parë me rezultate të larta, dhe që kanë statusin e ekselentit përjashtohet nga tarifat e studimit të masterit. Rektori i universitetit të Tiranës Mynyr Koni e ndan këtë lajmë të mirë me studentët pas vendimit të marrë nga senati.

Koni: Studentët të cilët mbarojnë studimet bachelor në statusin i “shkëlqyer”, në vitin e parë të masterit përjashtohet nga tarifa e shkollimit. Ka qenë mirëkuptim i plotë i senatit akademik duke mbivlerësuar meritën.

Gjithashtu ata studentë që në nuk e përfundojnë masterin në kohën, nuk do të paguajnë më dyfish kreditit sic ndodhë tani.

Koni: Studenti në ciklin e dytë që ju kalon kohëzgjatja e studimit nuk do të paguajnë më dyfishin e krediteve por paguajnë me kreditet e lëndëve dhe aq më tepër përjashton kreditet e diplomës. Kjo është një nga shqetësimet që kanë pasur studentët në vijimësi, për të cilën Universiteti i Tiranës gjeti mirëkuptimin e plotë dhe e realizoi një element kaq të rëndësishëm në mbështetje ndaj studentëve.

Përjashtimi nga pagesat për studentët ekselentët deri tani është ndjekur si një praktikë nga disa universitetet jo publike.

Senati i universitetit të Tiranës e mori këtë vendim me qëllim mbështetjen e studentëve më të mirë të vendit.

Të fundit