Flash News

KRYESORE

Myslim, kërkoji ndjesë oficerit të policisë për dhunën, dhe liderit të opozitës për proçkën!

Myslim, kërkoji ndjesë oficerit të policisë për

Myslim,

për shtrembërimin e emrit ndjesë;

për gjërat e tjera që ti thua, të kuptoj, por kam përshtypjen se ti nuk e kupton gjuhën që flet, se përndryshe nuk do vazhdoje ta flisje.

Pjesë  e këtij moskuptimi, babelian, është fakti se quan 'spiunim' një thirrje të hapur.

Me këtë logjikë, a quhen 'spiunime' shkrimet dhe autointervistat që ti vetë bëje kundër Bashës te një gazetë.

Nëse kjo gazetë quhet shqiptarja.com, dhe të jepte hapësirë për të goditur opozitën dhe Bashën, kur ty të 'ish ngritur' për të bërë 'opozitën e opozitës', a e bën kjo gazetën dhe Bolinon të mirë atëherë, dhe të këqij tani kur publikojnë lajmin e dhunës verbale kundër një oficeri policie?

E kupton pra, Babelin në gjuhën dhe logjikën tënde, Myslim. Ata me të cilët rri, dhe as bashkëpronësia që ia mburr vetes, përkundër punëtorisë time, në një universitet, nuk do të të ndihmojnë për të gjetur çfarë domethënë 'babel'. Nuk e dini, Myslim.

Kërkoje në Google!

Një nga gjërat që nuk mund të gjesh në Google është martirizimi: Ti u nise për martir demokracie Myslim, dhe re shehit i një 10 mijë lekëshi. Aq do të kish qenë gjoba për rripin e sigurimit. Por, ti deshe të kurseje 10 mijë lekë të vjetra, e të harxhoje 10 minuta fringo të reja pranverore, për një film me metrazh të shkurtër 'persekutimi', që t'u kthye kundër. Çfarë Tarantinoje në tentativë dhe i pafat je, Myslim!

Të gjithë e kërkojnë 10 minutëshin e tyre të famës, dhe ndonjëherë e marrin, Myslim. Edhe ti, por të qëlloi famë e keqe.

Një këshillë, Myslim: Kërkoi ndjesë oficerit të policisë, të cilin do ta mbroja edhe po të ishte nga 'fshati' yt. Sepse fshatrat, si në Fushë Krujë, si në Lushnjë, janë shqiptare, Myslim. Unë nuk i ndaj. Kërkoji ndjesë edhe kryetarit të partisë: Jo për shkrimet e dikurshme te shqiptarja e Bolinos, por për proçkën me metrazh të shkurtër të një dite të pafat pranverore.

Ndjesa, edhe pse e vonë, do të të ndihmojë më shumë se gjuha e gjatë dhe shfrimi qarkshkurtër!

Alfredi

Të fundit