Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Myslim Murrizi: Lista ‘Basha ik’ e do PD për vila dhe tendera
Deputeti i zgjedhur në Qarkun e Fierit, Myslim Murrizi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com u shpreh se thirrjet e disa deputetëve dhe ish-ministrave kundër Bashës, burojnë nga humbja e pushtetit.
Murrizi shprehu dyshimet të forta se, firmëtarët e peticionit kundër Bashës, pasi nuk u përfshinë në listë, kanë punuar nën rrogoz kundër Partisë Demokratike, ndërsa tani kërkojnë dorëheqjen e kryetarit. Gjithashtu, deputeti i zgjedhur demokrat paralajmëroi se do t’i kërkojë komisionit për zgjedhjet në PD, verifikimin e të gjithë kandidatëve për kreu e PD, për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Ndërkaq, në një status në Facebook, Murrizi thotë se kundërshtarët që flasin sot për humbjen e zgjedhjeve, e duan Partinë Demokratike vetëm për tendera, vila, koncesione dhe dashnore.
-Z. Murrizi, humbja e radhës e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017, ka prodhuar një listë me funksionarë të PD, deputetë, ish-ministra etj., të cilët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës si përgjegjësi i vetëm për humbjen. Cili është pozicioni juaj në këtë debat? A duhet të japë dorëheqjen Lulzim Basha?
Ata janë si njëqindmijë anëtarët e tjerë të PD. Gabimi i Bashës është se nuk i hodhi në votim në Kuvendin Kombëtar në atë kohë, por i përfshiu të gjithë në Këshillin Kombëtar. Por t’i kishte votuar në Kuvend, asnjë nga këta nuk do të futeshin në Këshillin Kombëtar. Ata u zgjodhën në Këshillin Kombëtar për pozicionet që mbanin në komisionet parlamentare dhe si anëtarë Kryesie. Në momentin që nuk janë më deputetë, nuk janë më as në Këshillin Kombëtar dhe as në Kryesi. Janë thjeshtë anëtarë të PD.
-Gjithsesi, pavarësisht se çfarë përfaqësojnë, ata pretendojnë se lista e kandidatëve ishte një nga arsye e humbjes dhe se Basha e ka ndarë PD me kunatin etj... Ju si u përfshitë në listë?
Firma e Bashës është në KQZ, siç ka qenë deri dje firma e Sali Berishës, kur paraqitej lista e kandidatëve. Por, nga 2009 e këtej, deputetët janë të emëruar. Unë kam qenë kundër këtij ligji të elektor. Me këtë ligj nuk ka deputetë të zgjedhur, por deputetë të emëruar. Këta që flasin sot, këtu kanë qenë, kur përzunë jo pak njerëz në 2009 dhe në 2013. Sapo humbën zgjedhjet e 2013, nuk patën asnjë ndjejë përgjegjësie që të kërkonin ndjesë, siç bëri Berisha kur dha dorëheqjen. Por, nxituan rrëmbimthi për t’i zënë vendin Berishës. Kandiduan të ndjerin Olldashi përballë Bashës. Të gjithë këta që sot kërkojnë largimin e Bashës, ishin të rreshtuar, me të drejtën e tyre, me të ndjerin Olldashi. Morën atë rezultat që morën.
Ishin në Kuvend, ku për katër vite nuk i pamë një herë që të kërkonin dorëheqjen e Ramës, Tahirit apo Beqjajt. Kam parë në katër vite vetëm një herë Arben Imamin kur ka folur, ku iu afrua zjarri, pasi e çuan për ndjekje penale. Edhe një herë kam parë z. Bode kur i bllokuan llogaritë bankare. Herë tjetër nuk i kam parë të flasin. Dhe gjatë fushatës, në vend që të rreshtoheshin për të përballuar fushatën më të pistë në 27 vitet e fundit, më të pabarabartë (për shumë arsye, së pari për rreth 10 miliardë euro para droge në tre vite, presioni me lista në dorë nga të gjithë drejtorët herë për llogari të PS dhe herë për llogari të LSI, blerja e votave et.), këta nuk u rreshtuan në krah të demokratëve, por sapo u publikua lista, u mblodhën si delegatët e PPSH dhe kërkuan dorëheqjen e Bashës në fushatë.
Nuk e di se pse ishte i gjithë ky nxitim. Duhet t’u bënin thirrje miqve të tyre, ish-vartësve të tyre dhe klientëve të tyre, me të cilët kishin ndarë tenderat për tetë vite nëpër ministri, të votonin Partinë Demokratike. Por, rrinin vetëm kafe. Nuk dua ta besoj se, nën rrogoz ju kanë bërë thirrje atyre pak miqve që kanë pasur që të mos votojnë PD. -Genc Ruli ka ftuar demokratët që të nxjerrin Bashën nga selia, ndërsa Arben Imami thotë se kryetari i shiti zgjedhjet. A i druheni një përshkallëzimi të situatës në ditët në vijim? E vërteta e thirrjeve të tyre është njëfarë histerie kolektive, që buron nga humbja e pushtetit, pasi kanë menduar se do të jenë të përjetshëm në pushtet. Unë jam që në ’90 në PD. Kam dalë nga rreshti në 2005, për t’u liruar vendin këtyre të rinjve, një ndër ta edhe Majlinda Bregu. Më ndërruan me një xhaketë të vjetër, një bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, me Blerim Çelën. Dhe këta që ishin kupola e PD, nuk reaguan, jo vetëm për mua, por për shumë demokratë të tjerë. Ne u zëvendësuam pa asnjë lloji motivi, sepse kështu u gjykua nga lidershipi i Partisë Demokratike në atë kohë. Në 2009, vijoi riciklimi i emrave që kishin uzurpuar qarqet, sepse u bënë bajraktarë qarqesh, duke instaluar rreth vetes miq, servilë etj.
Në 2009, në Fier erdhi Meslia Doda dhe jo unë. Erdhi sërish në 2013, pasi sërish këta kishin fuqi në përcaktimin e listave. - Deputeti Murrizi: Lista ‘Basha ik’ e do PD për vila dhe dashnore kur nuk u përfshinë më në lista, kur mbaroi periudha e bajraktarizmit të tyre nëpër qarqe, po i hidhen në fyt pjesës tjetër të demokratëve, gjë të cilën ne të tjerët nuk e bëmë as në 2005, as në 2009 dhe as në 2013. Edhe Jemin Gjana, edhe Tritan Shehu, edhe Agron Musaraj dhe shumë të tjerë që kanë dhënë kontribut më shumë se sa ky grupi i delegatëve të PPSH, nuk iu kundërvuan PD.
Po të shikosh historikun e Arben Imamit, i cili u emëruar shef kabineti i z. Berisha pa dorëzuar mandatin e deputetit të PS, nuk është deklarata e parë. Imami ka bërë edhe një gjyq në Pashaliman, ku ka dënuar me pushkatim Sali Berishën, Tritan Shehun, Aleksandër Meksin, Gazideden dhe Safet Zhulalin. Është gjyqi i marsit i Pashalimanit me Daut Gumenin, Albert Shytin etj. I ka dënuar në mungesë me pushkatim. Këta i kam ligji i dekriminalizimit pasi janë dënuar me pushkatim nga Arben Imami, por nuk u kapën dot asokohe! Nuk janë amnistuar. Ndaj, deklaratat e tij, janë reflektim i reminishencave të së kaluarës, ku bëri gjyqin etj.
Edhe Genc Ruli ka bërë gjyqe, por vetëm me letra, gjatë kohës kur ishte këshilltar i qeverisë ‘Nano’, kur PD ishte në opozitë, ’97-2001-2004, tek Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Bashkëkohore, kur për tetë vite, me paratë e USADI, shkroi 1400 faqe raport kundër katër viteve të qeverisë së parë të Sali Berishës, në një kohë kur për dy vjet e gjysmë kishte qenë edhe vetë ministër. -A është një farsë gara e shpallur për kreun e PD? Unë do të pres për zyrtarizimin e kandidatëve të tjerë, përveç Eduard Selamit, për të cilin nuk besoj se është pjesë e këtij grupi, për të ndërmarrë një nismë. Do t’i drejtohem komisionit që drejton zgjedhjet, që për çdo kandidat për kryetar partie, t’i nënshtrohet verifikimit të autoritetit për hapjen e dosjeve, për të parë të kaluarën e tyre nëse kanë apo nuk kanë lidhje me ish-Sigurimin e tyre. Këtë do ta kërkoj me forcë edhe gjatë katër viteve në parlament, që për çdo anëtar të Këshillit Kombëtar të PD, të Kryesisë dhe të forumeve të tjera, t’i dërgohet një letër komisionit, për të verifikuar të kaluarën ë tyre. Sot ka ardhur kohë që, përderisa kemi një komision dhe kemi një ligj në fuqi, partia e cila u ngrit e para në dhjetor të ’90 kundër diktaturës, duhet të japë shembullin dhe të jetë model që, në radhët e saj, të mos ketë më njerëz me lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38