Flash News

KRYESORE

Myslim Murrizi replikon me ‘Politiko.al’ pas sherrit me policin

Myslim Murrizi replikon me ‘Politiko.al’ pas sherrit me policin

Kreu i PD-së në Lushnje, Myslim Murrizi ka replikuar me drejtuesin e Politiko.al, Alfred Lela, pas shkrimit për sherrin e politikanit me një polic rrugor.

Në shkrimin e publikuar në ‘Politiko’ kërkohej që ‘lufta’ politike opozitës të zhvillohet kundër sistemit dhe qeverisë dhe jo ndaj një polici të thjeshtë.

Megjithatë, Murrizi tregon me reagimin në “Facebook” se është i bindur në sjelljen e tij që ka shkaktuar shumë zemërim te qytetarët që kanë parë videon.

Reagimi i Myslim Murrizit:

Nje sqarim per ju z Lela.

Se pari po e filloj me emrin tim Alfred qe e kam Myslim dhe jo myslym apo muslim, e nese nuk dini ta shkruani mesojeni.

Se dyti un nuk e joh fare policin Agron dhe nuk kam shprehur rrevolte ndaj Tij , por ndaj shtetit pleher qe perdor Agronin dhe te tjere si Agroni per te bere te heshtin kundershtaret.

Sa per makinen time Alfred un nuk kam asnje kompleks qe nuk biçiklete por kam makine dhe nuk i perkas seres se komunisteve me fytyre te kamufluar qe shajne BORGJEZET.

Un kam 21 vjet Lela qe nuk kam qene ne asnje pozicion apo funksion publik e te kem blere makina e çdo gje tjeter me tendera.

Edhe une Alfred kam punuar ne nje universitet por jo si punetore por kam qene aksionere.

"Spiunimi" yt tek Basha nuk me impresionon se gjith kohes kemi patur nga ato ish 1200 lekeshit qe na kane spiunuar si FIS.

Se treti kjo nuk eshte beteje fshateshe Alfred qe ti mbron fshatarin tend dhe nje fshatar i imi duhet te me mbroje mua.

Sa per republiken e re Alfred rri pa merak se ajo nuk behet kurre me kelyshet e SORROSIT.

Të fundit