Flash News

KRYESORE

Myslim Murrizi: Ruçi gënjeu, akoma nuk e kemi marr materialin e Prokurorisë

Myslim Murrizi: Ruçi gënjeu, akoma nuk e kemi marr materialin e

I ftuar në “Ora News” deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka deklaruar se pavarësisht deklaratës së Gramoz Ruçit se do të pajiste anëtarët e Komisionit të Mandateve me materialin e Prokurorisë për kërkesën e heqjes së imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, por edhe në këto momente që po flasim ne nuk kemi asnjë material të tillë.

Gjithashtu Murrizi ka komentuar edhe deklaratën e Saimir Tahirit "Nuk keni parë akoma asgjë",  sipas tij ish-ministri ka dashur të tregojë se do të vihet në shërbim të drejtësisë për të treguat çdo të vërtetë në lidhje me trafikimin e drogës dhe lidhjet e saj me qeverinë.

“Unë si zëvendës anëtar i Komisionit të Mandateve, isha i pranishëm në Kryesinë e Kuvendit së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit të Mandateve dhe pritëm që të mblidheshim sot, sepse si anëtarë të Komisionit të Mandateve duhet që të pajisemi me materialet, por pavarësisht deklaratës së Ruçit edhe tani që po diskutojmë nuk e kemi materialin e  ardhur nga Prokuroria.

Nëse Tahiri e kupton që është duke u përdorur nga qeveria për ta bërë fajtor për çdo gjë,  do bënte mirë që t’i shërbente drejtësisë dhe qytetarëve duke treguar çdo të vërtet në lidhje të qeverisë me trafikun e drogës. Unë deklaratën e tij “Nuk keni parë akoma asgjë”, nuk e shikoj si imitim të “të madhit” por si një deklaratë e cila tregon se Tahiri do t’i vijë në shërbim drejtësisë duke treguar shumë të vërteta”, ka deklaruar Murrizi.

 

 

Të fundit