Flash News

KRYESORE

Myslim Murrizi zëvendëson Edi Palokën, zgjidhet nënkryetar Parlamenti

Myslim Murrizi zëvendëson Edi Palokën, zgjidhet nënkryetar

Deputeti i Grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi është zgjedhur nënkryetar i Parlamentit.

Këtë post e ka mbajtur më parë ish-deputeti demokrat Edi Paloka. Ai u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 92 vota.

Po kështu ndryshime janë bërë dhe në komisionet parlamentare. Rudina Hajdari, u zgjodh kryetare e Komisionit të Integrimit, pasi dhe më parë ky komision drejtohej nga Genc Pollo. Enver Roshi u zgjodh kryetar i komisionit të çështjeve sociale në vend të Albana Vokshit.

Kujtojmë që Murrizi dhe Hajdari ishin dy deputetët e vetëm nga PD që vendosën të mos dorëzojnë mandatin e deputetit duke qëndruar në Parlament.

Të fundit