Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mziu i bindur për rrëzimin e Edi Ramës: Së shpejti zgjedhje vendore dhe qendrore të parakohshme
Xhelal Mziu, i ftuar në Syri tv ka folur për situatën politike në vend, duke u shprehur me bindje se së shpejti do të ketë zgjedhje vendore dhe qëndrore, të cilat do të bëjnë të mundur rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
‘Besoj që propaganda e financuar nga Rama ka bërë maksimumin dhe shumë prej tyre që kanë besuar te ai, tani kanë filluar të pendohen, të bëjnë deklarata të kundërta nga ato që dhanë para 30 qershorit. Ne do të shkojmë në zgjedhje jo vetëm për pushtetin vendor por edhe për atë qendror”-deklaroi Mziu.
Më tej Mziu është ndalur te qyteti i Kamzës dhe puna e tij në këtë qytet.
‘Kur kam biseduar me Berishën në vitin 2007, në këtë qytet kishte një infrastrukturë të pakëndshme. Nuk kishte rrugë, shkolla, kopshte. Dhe në takimin me të më tha që insitucioni juaj dhe qeveria të bëjnë të pamundurën që të kapin trendin e zhvillimit modern.
Dhe që nga ajo kohë edhe më fondet e Bashkimit Evropian janë ndërtuar 21 shkolla deri në vitin 2017’, tha Mziu.