Flash News

KRYESORE

Mziu i përgjigjet thirrjes së Gjiçit: Kamza e hapur për bojkot

Mziu i përgjigjet thirrjes së Gjiçit: Kamza e hapur për

Kampionati i futbollit shqiptar sapo ka filluar dhe kanë nisur reagimet. Kjo për shkak të ligjit të ri që zëvendësonte forcat e policisë me stjuardët, për të siguruar qetësinë në fushën e blertë dhe në tribuna.

Një skenë që dështoi që në ndeshjen e parë, pikërisht atë mes Skënderbeut dhe Partizanit. Ditët e fundit shumë presidentë skuadrash, ku mund të veçojmë numri 1 të Kukësit dhe Skënderbeut e kanë bërë zyrtare se nëse ky ligj nuk ndryshon shpejt, janë të gatshëm të largohen nga gara.

Së fundmi këtë deklaratë e ka bërë edhe numri 1 i ekipit të Kamzës, Xhelal Mziu që në një intervistë eksluzive për "Ora News" është shprehur i hapur për bojkot.

"Besoj se ky është një absurd që po ndodh për sportin. Besoj se sporti në Shqipëri është akoma larg standarteve që duhet të ketë, për shkak të infrastrukturës që ka dhe për shkak të mbështetjes financiare dhe kjo besoj se është një kosto shtesë që do të ndikoj individualisht te presidentët apo sponsorit e këtyre ekipeve. Unë jam kundër kësaj skeme dhe sepse stjuardët e kanë të pamundur të ruajnë qetësinë, dhe së dyti ka një kosto shtesë për klubet dhe bashkitë ku ato janë aksioner. Për të garantuar standartet, policia e shtetit duhet të jetë prezente në stadium. Nëse një tifoz është në një stadium që ka kushtet e nevojshme tifozi do të jetë korrekt”, është shprehur ai.

Ndërsa i pyetur më tej nëse do të bojkotojë Kamza  kampionatin Mziu u shpreh për Ora News;  "Besoj se kjo bëhet në të mirë të futbollit dhe atë që jemi sot. Është marrë një vendim që duhet të heqim policinë, sepse policia e shtetit është shumë e rëndësishme për të qënë në stadiume. Duhet të vendoset një afat kohor ku të krijohen standartet nëpër stadiume dhe ku të krijohet kultura e nevojshme që të mbushin stadiumet dhe edhe ne do të shkojnë drejt asaj kur në stadium nuk duhet të jetë prezent policia e rendit. Por duhet kohë dhe duhen standarte”.

Të fundit