Flash News

KRYESORE

Mziu për qytetarët: Kamza edhe këtë herë injoroi presionin qeveritar

Mziu për qytetarët: Kamza edhe këtë herë injoroi

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka përcjellë urimin e tij drejtuar qytetarëve të cilët sërish nuk e zhgënjyen Partinë Demokratike.

Statusi i plotë:

KAMZA, GJERDANI I ARTË I PARTISË DEMOKRATIKE NË SHQIPËRI 

Fitorja e thellë dhe e vyer e Partisë Demokratike Kamëz ndaj koalicionit qeveritar e më gjerë vijon traditën e këtij qyteti, i cili edhe këtë radhë zgjodhi vlerat e demokracisë dhe dinjitetit dhe jo ato financiare. Kamza edhe këtë herë injoroi presionin qeveritar, diskriminimin e pushtetit, duke zgjedhur të jetë i lirë në zgjedhjen e vet.

Puna e strukturave politike të PD Kamëz, shoqëruar me investimet dhe shërbimet e Bashkisë bënë që Kamza të jetë gjerdani i artë i Partisë Demokratike në Shqipëri.

Mirënjohje për çdo qytetar për këtë fitore të radhës të Partisë Demokratike Kamëz!

Të fundit