Flash News

KRYESORE

“Na degjeneroi zonën” / Bashkëbisedimi që solli të qeshura mes studentes dhe Bashës

Gjatë takimit me studentët në Elbasan, ka pasur edhe një bashkëbisedim midis kreut të opozitës Lulzim Basha dhe një studenteje nga Librazhdi të quajtur Adelina Balla.

Ndërsa ajo pyeti liderin e partisë më të madhe opozitare për projektet rrugore për zonën, theksoi se nuk kishte lidhje me kreun grupit parlamentar të PS-së.

"Unë nuk kam lidhje me mashtruesin klasik Taulant Balla, që më ka degjenuar zonën dhe mbiemrin. Kur ishte Berisha në pushtet, u ndërtuan mijëra rrugë, Me ardhjen në pushtet të ‘komunistëve të rinj’, gjërat ngrinë. Unë jam shpresëplotë, që me ardhjen e demokratëve gjërat do të ndryshojnë...Mundësisht mund të krahasohemi me Gjermaninë se i kemi kushtet", tha ajo plot entuziazëm.

Ndërkohë që Basha iu përgjigj se ajo nuk duhej që të ndihej are ën siklet për mbiemrin e sa që ishte i nderuar. “Dhe mos të kesh ndrojë, sepse ke një mbiemër të bukur. Unë kam miq në Librazhd me këtë mbiemër, dhe kurrsesi askush nuk mund ta përlyej këtë mbiemër” u përgjigj kreu i PD-së.

Të fundit