Flash News

KRYESORE

"Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, ironia e Donald Lu për ‘peshkun e madh’

Mbrëmë spektakli “Portokalli” në Top Chanel mori një tjetër ngjyrim. Përmes një të ftuari special, siç ishte ambasadori i SHBA, Donald Lu janë përcjellë mesazhe konkrete për liderët e politikës shqiptare.

Mesazhi i tij më i prerë ishte kapja e “peshqve të mëdhenj”, siç i cilëson ai “kokat” që drejtojnë krimin dhe zyrtarët e korruptuar.

Mes batutave edhe të aktorëve të “Portokallisë”, Donald Lu iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”.

Nga ana tjetër, publiku thërriste: “Peshkun e Madh”, “Peshkun e Madh”... “Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”.

Të fundit