Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
“Na kërkuan para për legalizimin”, Lame mbrohet: Zero raste korrupsioni në emisionet investigative
Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame iu është përgjigjur edhe akuzave të disa prej banorëve të Unazës së Re se iu kanë kërkuar para, madje dhe 30 mln për të legalizuar shtëpitë. Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës24, ai tha i prerë se kjo gjë nuk bën vaki pasi punonjësit e brendshëm e dinë shumë mirë se nuk bëhet legalizimi edhe sikur qytetari të jetë në gjendje t’i japë 300 milionë.
Lame tha se mund të jenë njerëz të tjerë, sekserë që mashtrojnë qytetarët. Ai iu bëri thirrje jo vetëm duke iu referuar rastit të Unazës por edhe qytetarëve të tjerë që duan të legalizojnë t’i drejtohen vetëm institucionit e të mos mashtrohen nga ata që iu thonë “ta bëj unë”.
Deklaratat e Lames:
Ti mendon se për një shtëpi që vlen 20 mln janë kërkuar 30 mln. Po i marr të mirëqenë që janë të gjithë të korruptuar, këta që e dinë që nuk mund të bëhen si mund të bëjnë legalizime. Nuk ka çfarë t’i kërkojë sikur dhe 300 mln të jetë i gatshëm t’i japë. Kjo shpjegon rastin se nuk mund të jetë nga punonjës të brendshëm. Edhe sikur të ketë bërë vaki t’ia kenë thënë janë lloj-lloj sekserësh që vijnë vërdallë institucionit.
Nuk bën vaki që të ndodhë kjo gjë. Përtej rastit të Unazës nuk po them se nuk ka raste mit marrje por prapë përfitoj nga rasti tju them qytetarëve mos u merrni me ata që iu thonë ta bëj unë me kaq apo me aq. Merruni me institucionin, merruni me drejtorin. Tetori u mbyll me 3400 shtëpi të legalizuara. Ju shikoni çdo javë kryeministrin dhe bën mirë që del dhe nxjerr raste ku janë zvarritur qytetarët por mos harroni se janë 100-300 apo 500 raste që iu legalizohen pa ju thënë njëherë plaç.
Fjala korrupsion është shumë e rëndë. Kemi hasur raste të dyshuara. Në këto 4 vjet nuk më rastis asnjë rast të ALUIZNI-t në këto emisione investigative. Atje është një ushtri e tërë djemsh e vajzash që mbajnë një përgjegjësi.
Nuk bën vaki të jetë një i brendshëm që kërkon këto para sepse ai i brendshmi e di që nuk bëhet.