Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Na shqetëson cilësia e krimit, jo sasia”, zbardhet diskutimi në Hagë i Ballës dhe Ruçit me deputetët holandezë
“Nuk jemi shumë te shqetësuar nga sasia e kriminelëve këtu, por cilësia.” Kjo është përgjigja që Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, mori nga homologët holandezë gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua në Hagë.
Sipas ‘A2 CNN’, Balla i ka përmendur deputetëve të Holandës shifrat e kriminalitetit në këtë shtet dhe ka theksuar se atje ka më shumë kriminelë nga Belgjika dhe kombësi të tjera sesa nga Shqipëria.
“Për pak vite, shqiptarët janë kthyer në lider të kriminalitetit këtu. Qeveria jonë thotë se bashkëpunimi me Shqipërinë për kapjen e tyre është shumë i mirë. Miqtë duhet t’i thonë të vërtetat në sy”, është shprehur një prej deputetëve holandëzë.
Por Balla dhe Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit, kanë theksuar përpjekjet që, sipas tyre, Qeveria po bën për të luftuar krimin organizuar. Ata janë shprehur se Shqipëria po kthehet një ndër vendet më të rrepta nga procedurat për të ndaluar pastrimin e parave. Sipas Ballës, kriminelët e kanë tani më të lehtë të pastrojnë paratë në Itali sesa në Shqipëri.
Sa i përket rezolutës për rikthimin e vizave për shqiptarët, një prej deputetëve të Holandës, që ka votuar pro, tha se e kishte të qartë se vendimi nuk do të mbështetej nga institucionet e Brukselit, por ai është marrë për shkak të nivelit të krimit që po tregojnë shqiptarët në këtë shtet.