Flash News

KRYESORE

Na vjen keq, United! Dybala dhe Juve kanë plane të tjera

Na vjen keq, United! Dybala dhe Juve kanë plane të tjera

Paulo Dybala spekulohej se ishte shumë pranë transferimit te Manchester United në verë, por duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar totalisht. Juventusi ka një tjetër mendim për sulmuesin argjentinas, që kur ky i fundit rinisi të luajë titullar me trajnerin Sarri si promotor të tij, edhe pse pa ndonjë plan të mirëmenduar në nisje të sezonit.

Qëndrimi i Dybala në Torino u duk si një "ngecje" e tij me bardhezinjtë, por lajmet e fundit nga mediat italiane e nxjerrin atë si një fitues me formën e treguar së fundmi. Juventusi pritet t'i rinovojë kontratën deri në vitin 2024.

Në javët në vazhdim do të flitet më gjerësisht mes dy palëve për pagën e sulmuesit, i cili pritet të paguhet rreth 9 mln euro në vit.

Të fundit