Flash News

KRYESORE

Naço: Kërkesa e Prokurorisë për Tahirin, e rëndë

Naço: Kërkesa e Prokurorisë për Tahirin, e rëndë

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, e ka cilësuar si shumë të rëndë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

“Kërkesa e bërë nga Prokuroria ishte një kërkesë e rëndë për z.Tahiri, e rëndë për klasën politike që një ish-ministër i Brendshëm dhe një deputet akuzohet për vepra të rënda penale shumë të rënda, për trafikim të lëndëve narkotike, për grup të strukturuar kriminal, vepra penale që parashikohet jo më pak se 15 vite burgim. Rrezikshmëria e kësaj vepre, prokuroria ka kërkuar burgim”, deklaroi Naço.

Të fundit