Flash News

KRYESORE

Naftëtarët e Ballshit në grevë urie, Vasili: U është vjedhur buka e gojës nga qeveria

Naftëtarët e Ballshit në grevë urie, Vasili: U

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar së fundmi për situatën në të cilën ndodhen naftëtarët e Ballshit, të cilët prej muajsh protestojnë për pagat e pamarra, teksa në mungesë të përgjigjes nga qeveria sot hynë në grevë urie.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se qindra naftëtarëve u janë vjedhur pagat dhe buka e gojës nga qeveria, ndërkohë që janë mashtruar në çdo fushatë elektorale me premtime që nuk janë mbajtur.

Kujtojmë se sot naftëtarët e Ballshit hynë në grevë ekonomike nisur nga kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj, bashkë me 9 naftëtarë të tjerë.

Ndërkohë, të tjerët vijojnë të protestojnë para hyrjes së rafinerisë.

Reagimi i plotë:

Naftëtarët e Ballshit dhe maskarenjtë e qeverisë!

Qindra naftetarëve, u janë vjedhur pagat, u është vjedhur  buka e gojës nga qeveria dhe oligarkët e saj.

Armo është shndërruar në plaçkë për vjedhje, për fushatë dhe emërime elektorale.

Qindra naftetare jane mashtruar ne cdo fushate elektorale nga rilindja me premtime te pacipa.

Sot naftetaret jane pa buke dhe pa shprese sepse qeveria i braktisi ne mjerim ne mes te kater rrugeve, megjithese kane fituar ligjerisht te gjithe te drejtat e tua.

Qeveria dhe policia e rilindjes i godet dhunshem dhe egersisht naftetaret, qe i ka vjedhur diten per diell.

Maskarenjte e qeverise duhen ndeshkuar pa asnje hezitim.

Të fundit