Flash News

KRYESORE

Naftëtarët e Ballshit sërish protesta për pagat, tentojnë të hyjnë me forcë në uzinë

Naftëtarët e Ballshit sërish protesta për pagat,

Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar sërish mëngjesin e sotëm pasi nuk kanë marrë përgjigje për pagat e prapambetura.

Situata ka agravuar pasi naftëtarët kanë kërkuar të hyjnë me forcë në rafinerinë e Ballshit, duke tentuar të thyejnë kordonin e policisë.

"I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon”, thotë njëri prej protestuesve.

Kujtojmë se një javë më parë autoritetet përgjegjëse u kishin premtuar se do u jepnin të gjithë pagat e prapambetura, por qytetarët shprehen se nuk kanë marrë asgjë.

Kompania Hallum administratore e uzinës prej 5 muajsh premtoi shlyerjen e një page brenda javës së kaluar por akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë.

Sipas naftëtarëve uzina ka 8 muaj që ka fikur dhe pajisjet duan mirëmbajtje ndryshe rrezikohet ndonjë shpërthim.

Të fundit