Nano i bën thirrje parlamentit të mos votojë Arta Markun

Analisti Mustafa Nano mendon se parlamenti shqiptar nuk duhet që të votojë Arta Markun si Prokurore të Përgjithshme. Kjo sepse prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka qenë e kontestuar që në fillim, sa u zgjodh.

Ai e bën të qartë se nuk ka asgjë kundër Arta Markut,

“Unë mendoj që Shqipëria nuk ka luksin që të kontestohet fort dhe egërsisht nga njëra palë, do ishte e padrejtë dhe mungesë përgjegjshmërie nëse do zgjidhej një prokuror që do të ishte i kontestuar nga njëra palë, por i uroj sukses të plotë në karrierën e saj si juriste. Unë mendoj që duhet skualifikuar, jo për arsyet që kanë të bëjnë me formimin e saj dhe integritetin e saj, por sepse ishte pafat, u bë prokurore e përkohshme në një moment të gabuar, mund të ishte vendimi i saj apo të tjerëve, po për këtë situatë ku u zgjodh nuk duhet zgjedhur, do të përkeqësonte sherrin mes palëve”, tha Nano.