Flash News

KRYESORE

Nano: Më bëri përshtypje indinjata e Ramës pas lajmit të Rai 3

Nano: Më bëri përshtypje indinjata e Ramës pas lajmit

Analisti Mustafa Nano thotë se i bëri përshtypje indinjata e kryeministrit Edi Rama pas reportazhit të televizionit italian Rai 3 për kanalizimin e Shqipërisë. Sipas medias italiane, që nga viti i kaluar ka pasur një rritje të konsiderueshme prej më shumë se 1200 për qind.

“Më bëri përshtypje reagimi i Kryeministrit shqiptar, ishte i indjinjuar shumë indinjuar dhe ne të tjerët nuk mund të rrinim pa u solidarizuar me indinjatën e tij. Në të vërtetë lajmi nuk është i vërtetë, ne e dimë situatën në vendin tonë. Nëse do kishte do ta kishin bërë lajmin gazetarët tanë, do të kishte reaguar opozita, që kësaj radhe nuk u ndje fare; sepse lajmi i RAI3 ishte i pavërtetë. Për indinjatën e Kryeministrit nuk do emocionoheshim fare, sepse Rama kështu është indinjuar edhe më përpara kur kanabizimi i Shqipërisë po bëhej në sytë tanë.

Edhe atëherë Kryeministri shqiptar u indinjua më shumë se këtë here dhe iu sul gazetarëve dhe në këtë kuptim jemi mësuar me indinjatën e tij. Sikur të isha në vend të tij do të hezitoja të shprehesha me indinjatë kësaj radhe sepse isha djegur herën e parë, do ia lija gazetarëve ta bënin këtë punë. Ta shprehnin indinjatën. Nuk i shkon Ramës të indinjohet në këtë fare feje kur fabrikohen lajme.”, tha Nano në monologun tij ën emisionin “Provokacja”.

Të fundit