Nano: “Rama diktator” zhvlerëson kauzën e opozitës

Analisti Mustafa Nano është kundër atyre që brohorasin “Rama dictator”. Duke biseduar me pedagogun Mark Marku në ‘Provokacija’, ai mendon se thirrje të tilla zhvlerësojnë kauzën e opozitës, edhe pse vetë ka rezerva për kreun e qeverisë.

“Unë mendoj që Rama është një problem për vendin siç e beson dhe ti besoj. Ajo që ka ndërtuar Rama është diçka që nuk shkon, ka probleme, mirëpo Mark Marku dhe shumë të tjerë shpeshherë e paraqesin këtë që ka ndërtuar Rama si diktaturë. Mua këtu më kërcet pak. Më duket si një lloj teprimi që edhe lufta ndaj Ramës fillon dhe zhvleftësohet kur thua ‘Rama diktator’”, deklaroi Nano.

Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga Marku, që u shpreh se dita-ditës, vendi po rrëshqet drejt diktaturës, referuar situatës, ekonomike, politike dhe sociale.