Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Napoli drejt shitjes pas kaosit, nga Katari vijnë 560 mln euro
Napoli është në kaos total. Të paktën 7 lojtarë i kanë dalë kundër presidentit De Laurentiis dhe të birit. Këta dy të fundit donin t'i dënonin lojtarët, mes tyre edhe shkodranin Elseid Hysaj, me "regjim kazerme" pas rezultateve jo të mira të këtij fillim sezoni, por duket se po vjen dita e largimit përfundimtar të kësaj familjeje nga klubi.
De Laurentiis, producent i njohur i filmave, para disa ditësh u shpreh se i ka humbur interesi për klubin e Napolit. Kjo ka nxitur një familje nga Katari që të ofrojë 560 milionë euro për të blerë klubin napolitan.
Familja e interesuar për skuadrën e cila praktikisht ka vite që renditet pas Juventusit është Al-Thanis. Bëhet fjalë për një familje të fuqishme dhe pritet që De Laurentiis ta pranojë ofertën.